Riciklimi
Riciklimi është procesi i ripërpunimit të mbeturinave. Kohët e fundit ky proces ka një zhvillim të gjerë në shumë fusha industriale: të hekurit, drurit, plastikës, të qelqit (për të përmendur këtu më të rëndësishmet). Për të bërë sa më të thjeshtë këtë proces dhe ripërfitimin e materialeve të riciklueshme është vënë në funksion grumbullimi i diferencuar i mbeturinave në kontenitoret përkatës: letër, qelq, plastikë apo mbetjet e njoma (që janë mbetjet ushqimore). Riciklimi i mbeturinave ndihmon planetin tonë. Grumbullimi i mbeturinave sjell një mjedis më të pastër për ne e fëmijët tanë, kurse riciklimi i tyre mbron burimet e pasuritë natyrore që të mos shterojnë kurre. RIPËRDORIMI, REDUKTIMI, RICIKLIMI…janë 3 fjalët më të rëndesishme që ndihmojnë natyrën dhe mjedisin ku jetojmë. Riciklimi bëhet i mundur falë ndihmës tonë. Jemi ne ata që duhet të diferencojmë fillimisht mbeturinat që prodhojmë. Për të bërë një grumbullim të diferencuar sa më efektiv, është e rëndësishme të njohim cilat janë materialet e riciklueshme dhe si duhet ti ndajmë ato.Riciklimi i letrës hap pas hapi 1- Mblidhen mbetjet e letrës nga vendgrumbullimet e mbetjeve. 2- Letra futet në kazana me ujë. 3- Ndahen fibrat e letrës nga mbetjet e tjera si bojë, papastërti etj. 4- Lënda e formuar thahet dhe i jepet formë duke e presuar. 5- Formohet kështu letra e re e gatshme për përdorim. Letra nuk mund të riciklohet deri në pafundësi. Fibrat e letrës pas çdo riciklimi vinë e shkurtohen duke ulur kështu cilësinë e letrës. P:SH Një kuti kartoni mund të riciklohet deri në gjashtë herë.