Fjalori

Fjalori, në kuptimin filologjik, është inventari i tërësishëm i njësive leksiokore të një gjuhe, i cili bashkë me sistemin e rregullave për kombinimin e atyre njësive – gramatikën, bën strukturën gjuhësore. Ky kuptim shpeshherë ngushtohet dhe bartet mbi një grup ose individ, të cilët flasin një gjuhë, ose mbi veprat e shkruara në atë gjuhë, kështu që hasim të flitet për, p.sh. fjalorin e filozofisë, ose për fjalorin e një shkrimtari, kurse rastis të dëgjojmë që për dikë të thuhet se ka fjalor të pasur, të begatë.

Në kuptimin leksikjografik, fjalori është një publikim i cili sistematikisht (zakonisht sipas rendit alfabetik) regjistron një pjesë, të madhe apo të vogël, të përgjithshme apo të veçantë, të fondit të përgjithshëm të një, apo të më shumë gjuhëve.

Ekzistojnë disa lloje fjalorësh, të hartuar mbi disa baza: sipas numrit të gjuhëve që përfshijnë – njëgjuhëshdygjuhësh etj.; sipas destinimit – shkollorëakademikë etj.; sipas projeksionit kohor – etimologjikëhistorikë dhe bashkëkohorë; sipas fushave që përfshijnë – të përgjithshëm dhe të specializuar; sipas mënyrës së shpjegimit – gjuhësorë dhe enciklopedikë; sipas fushave të gjuhës që përpunojnë – ortografikëakcentologjikë etj.

Në kuptimin enciklopedik, fjalori mund të jetë sinonim i nocionit leksikon, përkatësisht i një regjistri në formë fjalori të shpjegimit të nocioneve të ndryshme të një fushe, një aspekti etj. (fjalori i termave letrarëfjalori ekonomikfjalori i astronomisëfjalori i kompjuteristikës etj).

 

Fjalori

Leave a Reply

Your email address will not be published.