Mercedes-Benz

Mercedes-Benz është një degë ndërkombëtare e prodhuesit Gjerman Daimler AG, dhe marka përdoret për makinat e luksit, autobuza, dhe kamionë. Mercedes-Benz e ka qendrën në StuttgartBaden-Württemberg, Gjermani.

Emri u dëgjua për herë të parë në vitin 1926 me Daimler-Benz por origjina fillon nga makina Mercedes e Daimler-Motoren-Gesellschaft e vitit 1901 dhe të makinës së Karl Benz e vitit 1886 Benz Patent Motorwagen, e cila njihet si automobili i parë i prodhuar. Sllogani i Mercedes-Benz është “Das Beste oder nichts” (Shqip: “Më të mirën ose asgjë”). Mercedes-Benz është pjesë e prodhuesve luksozë “German Big 3”, bashkë me Audi dhe BMW pavarësisht se “BMW” ka berë hapa me të mëdha, keto janë tre shitësit më të mëdhenj të makinave luksoze në botë. “BMW mban vendin e parë, me pas vjen Mercedesi dhe Audi 

Historia

Mercedes-Benz i gjen origjinat e saj tek krijmi i Karl Benz, makina e parë me benzinë, Benz Patent Motorwagen, e patentuar në janar 1886 dhe Gottlieb Daimler dhe tek inxhinieri Wilhelm Maybach, i cili konvertoi një karrocë duke i shtuar një motorr me benzinë. Makina e parë Mercedes u tregëtua për herë të parë në vitin 1901 nga Daimler-Motoren-Gesellschaft. Makinat e para Mercedes-Benz u prodhuan në vitin 1926, me shkrirjen e kompanive të Karl Benz dhe Gottlieb Daimler duke krijuar kompaninë Daimler-Benz Përgjatë viteve 1930s, Mercedes-Benz prodhoi modelin 770, në makinë shumë popullore gjatë preiudhës së Gjermanisë NazisteAdolf Hitleri njihet se ka drejtuar shumë makina të tilla gjatë kohës së tij në pushtet, me xhama antiplumb. Shumica e modeleve të mbijetuara i janë shitur me ankand blerësve privatë. Njëra prej tyre është e ekspozuar në muzeun e luftës në Kanada, në OttawaOntario. Mercedes-Benz ka shpikur shumë inovacione teknike dhe sigurie të cilat më vonë u bënë të zakonshme në markat e tjera. Mercedes-Benz është një nga markat më të mirënjohura të makinave në botë, dhe është marka më e vjetër e makinave në botë.

Ylli me tre cepa

Ky simbol është trashëguar nga Daimler-Motoren-Gesellschaft e Gottlieb Daimler dhe Wilhelm Maybach. Në vitet 1870 Gottlieb Daimler, kur punonte tek Deutz AG Gasmotorenfabrik, i dërgoi gruas së tij Emma Kunz një kartolinë duke treguar banesën e tij me një yll me tre cepa dhe duke shkruar: “Një ditë ky yll do të ndriçojë mbi fabrikat tona triumfuese”. Të inspiruar nga kjo, që prej asaj kohe Daimler dhe Maybach kanë ndërtuar motorra të lehtë për tokë, ujë dhe ajër (tre cepat).

Ylli me tre cepa u pa për herë të parë në vitin 1910. Në vitin 1916 ylli rrethohej nga një rreth me katër yje të tjera shtesë, ose me emrin Mercedes ose me emrin e fabrikës (Untertürkheim ose Berlin-Marienfelde). Ndërsa simboli që shohim sot, u regjistrua për herë të parë në vitin 1937 me bashkimin e Daimler-Benz, një yll tredimensional me tre cepa brenda një rrethi.

Cilësia

Që prej fillimeve të saj, Mercedes-Benz ka mbajtur reputacion të mirë për cilësinë dhe fortësinë. Në kryerjen e disa anketimeve, si anketimet e J. D. Power, treguan rënie reputacioni në fundin e viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000s. Në mesin e 2005, Mercedes iu rikthye reputacionit të saj fillestar, pasi ka pasur probleme në 90 ditët e para të pronësisë, sipas J. D. Power. Sipas studimit të cilësisë së J. D. Power’s për trmujorin e parë të 2007, Mercedes tregoi përmirësime dramatike duke u ngjitur nga vendi i 25të në 5të dhe duke fituar shumë çmime për modelet e saj. Për vitin 2008, Mercedes-Benz cilësia e tij u rrit sërish, duke arritur në vendin e katërt.

Modelet

Modelet e sotshme

Mercedes-Benz ka një gamë të gjërë modelesh si makina pasagjerësh, makina tregëtare të lehta dhe të rënda. Makinat prodhohen në shumë vende në mbarëbotën. Modeli i qytetit Smart dhe makinat e luksit Maybach prodhohen gjithashtu nga Daimler AG.

Modelet:

 

Mercedes-Benz
Lloji Nënndarje
Industria Prodhim
Predecessor Benz & Cie.
Daimler-Motoren-Gesellschaft
Themeluar në 1886 (127 vjet më parë)
Themeluesi Karl Benz
Zyrat qendrore

Zona e shërbimit
Në të gjithë botën
Njerëzit kyç
Dieter Zetsche
Kryetar
Prodhimi Automjete
Kamiona
Autobuza
Motora me djegie të brendshme
Shërbimet Shërbime financiare
Fitimet Lua error te package.lua te rreshti 80: module ‘Module:Complex date’ not found.
Lua error te package.lua te rreshti 80: module ‘Module:Complex date’ not found.
Total assets Lua error te package.lua te rreshti 80: module ‘Module:Complex date’ not found.
Numri i punëtorëve
Lua error te package.lua te rreshti 80: module ‘Module:Complex date’ not found.
Prindi Daimler AG
Divisions Mercedes-Benz AMG
Faqja e internetit www.mercedes-benz.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.