Jugosllavia

Jugosllavia (serbokroatishtsllovenishtJugoslavijamaqedonishtЈугославија) është emërtimi për tre shtete në Evropën juglindore, që kanë ekzistuar nga viti 1918 deri në vitin 2003, që u krijuan si prirje e popujve jugosllavë (serbëvekroatëvesllovenëveboshnjakëvesllavomaqedonëve dhe Shqipetar, kombësive tjera.

Historia

U krijua më 1918 si Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, më 1929 u emërua Mbretëria e Jugosllavisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua nga fuqitë e Boshtit. Më 1943 partizanët shpallën Jugosllavinë Federative Demokratike, për tu riemëruar më 1945 si Republika Popullore Federative e Jugosllavisë, e pastaj më 1963 si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Pas shpërbërjes, më 1992, Serbia dhe Mali i Zi themeluan Republikën Federative të Jugosllavisë, që në vitin 2003 do të emërohet Bashkimi Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi, që simolizon fundin e Jugosllavise.

Shpërbërja

Me vdekjen e Titos(4 maj 1980) dhe me demonstratat e mars-prillit të vitit 1981 në Kosovë u shfaqen shenjat e para të fillimit të shthurjes së federatës jugosllave. Serbia me ndihmën e organeve federale shtypi me zjarr e hekur çdo dëshirë të shqiptarëve dhe të Kosovës për pavarësi.Republikat e tjera të Jugosllavisë në fillim nuk e kuptuan qëllimin e Serbisë për krijimin e një shteti unitar, ku do të sundonin serbët në emër të Jugosllavisë.Në një situatë ku gjithnjë e më shumë acaroheshin raportet mes republikës së Serbisë,në njërën anë, dhe të republikave jugosllave, në anën tjetër , këto të fundit vendosën të shkëputen nga Federata dhe të shpallin pavarsinë e tyre.Më 1990, Kosova, edhe pse e okupuar, shpalli Deklaratën e Pavarsisë.Më 1991, u shkëputën Sllovenia dhe Kroacia,ndërsa,më 1992,Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.Më 1992,Serbia dhe Mali i Zi shpallën krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.Kështu, midis Serbisë dhe republikave të tjera shpërtheu lufta.Luftime veçanërisht të dhunshme u zhvilluan në Kroaci,në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.Kështu,u shpërbë Federata jugosllave.

Shtetet e sotme që ishin pjesë e RSFJ:

Emri Kryeqyteti Flamuri Stema Data e shpalljes së pavarsisë
Bosnja dhe Hercegovina Sarajeva Flag of Bosnia and Herzegovina.svg Coat of arms of Bosnia and Herzegovina.svg 1 mars 1992
Kroacia Zagrebi Flag of Croatia.svg Coat of arms of Croatia.svg 25 qershor 1991
Kosova Prishtina Flag of Kosovo.svg Coat of arms of Kosovo.svg 17 shkurt 2008
Maqedonia Shkupi Flag of Macedonia.svg Coat of arms of the Republic of Macedonia.svg 8 shtator 1991
Mali i Zi Podgorica Flag of Montenegro.svg Coat of arms of Montenegro.svg 21 maj 2006
Serbia Beogradi Flag of Serbia.svg Coat of arms of Serbia.svg 22 maj 2006
Sllovenia Lubjana Flag of Slovenia.svg Coat of Arms of Slovenia.svg 25 qershor 1991

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.