Teleskopi
Teleskopi është një instrument optik me lente, të cilat janë pasqyra të lakuara, për të vëzhguar objekte të largëta nga emetimi, thithja ose reflektimi i tyre i rrezatimit elektromagnetik.Teleskopët e parë ishin teleskopë përthyes me lente xhami dhe u shpikën në Holandë në fillim të shekullit të 17-të. Ato u përdorën si në aplikime tokësore ashtu edhe në astronomi. Fjala “teleskop” vjen nga greq. τελε – tele = larg, dhe σκοπειν –skopin = me shiku, me pa; pra teleskop = tejqyrë). Ai është vegla më e rëndësishme e shkensit astronomit. Me fjalë të thjeshta teleskopi, mbledh dhe fokuson rrezatimin elektromagnetik të trupave qiellorë. Teleskopët rritin madhësinë e dukshme të trupave qiellorë, së bashku me ndriçimin e tyre. Galileo Galilei ishte i pari që përdori një teleskop për qëllime shkensi. Teleskopët i ndajmë në dy grupe: Teleskopët me përthyerje dhe teleskopët me pasqyrim. Teleskopët me përthyerje përbëhen nga dy thjerra përmbledhëse ose një thjerrë permbledhëse dhe një shpërhapëse. Një teleskop i tillë u krijua dhe u perdor nga Galileo Galilei. Teleskopët me pasqyrim përbëhen nga një pasqyrë konkave që mbledh në vatër rrezet e dritës që vijnë nga objekti i largët, pastaj rrezet pasqyrohen nga një pasqyrë e drejtë për tek okulari që është një qelq zmadhues i cili përthyen rrezet për tek syri i vëzhguesit. Një teleskop i tillë shumë funksional dhe me rëndësi u krijua nga Isak Njuton, fizikan dhe astronom i shquar i shek. XVIII.
Tipet e teleskopëve
Emri “teleskop” mbulon një gamë të gjerë instrumentesh. Shumica zbulojnë rrezatimin elektromagnetik, por ka dallime të mëdha në mënyrën se si astronomët duhet të bëjnë mbledhjen e dritës (rrezatimin elektromagnetik) në breza të ndryshme frekuencash.
- Teleskopët mund të klasifikohen sipas gjatësive valore të dritës që zbulojnë:
- Teleskopë me rreze X, që përdorin gjatësi vale më të shkurtra se drita ultravjollcë.
- Teleskopë ultravjollcë, që përdorin gjatësi vale më të shkurtra se drita e dukshme.
- Teleskopë optikë, që përdorin dritën e dukshme.
- Teleskopë infra të kuqe, që përdorin gjatësi vale më të mëdha se drita e dukshme.
- Teleskopë submilimetrik, që përdorin gjatësi vale me mikrovalë që janë më të gjata se ato të dritës infra të kuqe.