Shqipëria

Shqipëria (gegërisht Shqipnia, gjithashtu Shqypnia; historikisht Arbri ose Arbëria, ndërkombëtarisht Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë e Veriut dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës (kanalit) së Otrantos, 72 km i gjerë. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe rreth 2,9 milion banorë.

Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.

Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011 nga disa gazeta të njohura.

 

Republika e Shqipërisë
Flag of Shqipëria
Flamuri
Coat of arms e Shqipëria
Stema
MotojaTi Shqipëri më jep nder më jep emrin shqiptar.
Himni: Himni i Flamurit

Location of Shqipëria
Kryeqyteti

dhe qyteti më i madh
Tirana
Gjuhët zyrtare Shqip
Feja

Islami,
Krishtërimi
Anëtarësia OKB,
Këshilli i Evropës,
NATO,
OSBE dhe
Organizata e Bashkëpunimit Islam
Forma e qeverisjes Republikë parlamentare
Themelimi 28 nëntor 1912 nga Perandoria Osmane
• Festa kombëtare
28 nëntor
Sipërfaqja
• Total
28,748 km2 (11,100 sq mi)
• Sipëfaqja tokësore
139 km2 (54 sq mi)
• Sipërfaqja ujore
4.7 km2 (1.8 sq mi)
Popullsia
• 2015 përafërsisht
2.893.005[1]
• Dendësia
105/km2 (271.9/sq mi)
PBB (PFB) 2015 estimate
• Per capita
40.000.000 miliardë USD
PBB (nominal) estimate
• Total
15.000.000 miliardë USD
Valuta Lek
Zona kohore UTC+1
• Verës 
UTCUTC+2
Calling code +355
ISO 3166 code AL, ALB, 008
Kodi i internetit TLD .al

Leave a Reply

Your email address will not be published.