Venusi (planet)
Venusi ose Afërdita është planeti i dytë nga Dielli, që e orbiton atë çdo 224,7 ditë tokësore. Venusi nuk ka satelit natyror. Ai është emëruar sipas perëndeshës romake të dashurisë dhe bukurisë Venera. Pas Hënës, është objekti më i shndritshëm natyror në qiellin e natës, duke arritur një madhësi të dukshme prej -4.6, ndriçim i mjaftueshëm për të bërë hije. Për shkak se Venusi është planet i brendshëm, ai kurrë nuk largohet shumë larg nga Dielli. Zgjatimi i tij arrin një maksimum prej 47,8°.